Të enjten shfaqet premiera e baletit ‘Exil’

Baleti Kombëtar i Kosovës do të shfaqë të enjten, më 5 dhjetor 2019 premierën e re, “Exil” me koreografi të Eno Peçit.

Shfaqja jepet në ora 20:00 dhe do të ketë edhe reprizën e parë një natë më vonë, 06.12.2019.

Baleti “Exil”, i zhanrit kontemporan i kombinuar edhe me neoklasik, sjell kohën e ikjes së shqiptarëve nga Shqipëria në vitin 1997.

Gjithçka pasqyrohej përmes rrëfimit të dy djemve të dy familjeve të cilët planifikojnë të largohen nga vendi për një jetë më të mirë.

“Tema e ikjes se fëmijëve dhe njerëzve nq 1997-ën nga Shqipëria për një jetë më të mirë, që i ka ndodhur edhe vet koreografit që ka shkur në Vjenë në atë kohë. Në shfaqje trajtohet temat e dy familjeve me probleme të ndryshme e aty janë dy djem nga dy familjet që dëshirojnë të ikin nga vendi”, ka thënë për Kallxo.com, Kreshnik Musolli, ushtrues i detyrës së drejtorit të Baletit Kombëtar.