Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Të enjten, seancë solemne për 14 vjetorin e Pavarësisë

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten për të mbajtur seancë solemne për 14 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kështu është vendosur sot nga kryesia e Kuvendit.

Përveç seancës solemne, kryesia ka vendosur edhe për një seancë tjetër për javën e ardhshme.

Deputeti i LVV-së, Armend Muja tha pas mbledhjes se në atë seancë do të diskutohet dy ligje të rëndësishme.

“Dy ligje të rëndësishme sa i përket luftës kundër korrupsionit janë në rend të ditës”, tha Muja.

Ai po ashtu konfirmoi se gjatë seancës pritet të ketë edhe debat parlamentar për çështjen e dialogut dhe politikës së jashtme të Kosovës.