Të enjten protestohet për tërheqjen e mjeteve nga TRUST-i

Të enjten, me 26 maj në orën 12:00 do të protestohet para Kuvendit të Kosovës për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve të TRUST-it.

Kështu ka bërë të ditur deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu i cili ka shprëndarë postimin e një grupi në rrjetin social “Facebook”.

“Të enjten protestohet për TRUST-in, qytetarët kërkojnë tërheqjen deri në 30%”, ka shkruar Haxhiu.

Ndërkaq në postimin e grupit të cilin deputeti Haxhiu, ju bëhet thirrje deputetëve të votojnë projektligjin që mundëson tërhejen e TrustRUST-it.

“Pasi që shumicës në grup iu përshtat ora 12:00 për të protestuar të enjten, ashtu e vendosëm! Pra të enjten protestojmë në mynyrë paqësore para Kuvendit të Kosovës, dhe ju bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të votojnë Projektligjin për tërheqje 30 % të Trustit”, thuhet në postim.

Partitë opozitarë në Kosovë po insistojnë që sa më shpejt të procedohet në Kuvend Projektligji që mundëson lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Fondi Pensional i Kursimeve TRUST.

Nën arsyetimin e gjendjes ekonomike në vend, opozita kërkon që nga TRUST-i të lejohet tërheqja e deri në 30 për qind të mjeteve nga ana e qytetarëve.

Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Kërkesa ‘urgjente’ e opozitës për mundësimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti