Të enjten nis Festivali i Çajit në Vushtrri

Për tre ditë rresht, qytetarët e Vushtrrisë do të kenë mundësi të shijojnë çaj falas në sheshin e qytetit.

Është viti i dytë që në Vushtrri do të mbahet festivali “Çaj Fest”

Festivali do të mbahet nga data 26 dhjetor deri me 29 dhjetor, në sheshin “Adem Jashari” në Vushtrri nga ora 14:00 deri në 23:00.

Organizatorët nga “ The Poëer of Mind” për KALLXO.com  thanë se ky festival ka karakter  human.

“Festivali ka karakter bamirës pasi çaji shërbehet pa para por njerëzit e vullnetit të mirë mund të dhurojnë një shumë simbolike për familjet në nevojë nga komuna jonë”, theksuan ata.

Të hollat në fund do të shërbejnë për të blerë pako për ato familje.

Kjo ngjarje kulturore është përkrahur nga Komuna e Vushtrrisë dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.