Të enjten hidhet në votim përsëri projektligji për 10 përqindëshin e Trustit

Në seancën e së enjtes së Kuvendit të Kosovës, pritet të hidhet ne votim përsëri projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Përpos kësaj pike do të hidhen në votim edhe projektligji për  Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së, propozim rezoluta nga raportimi i kryeministrit për dialogun, propozim rezoluta nga interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme dhe votimi për masat për pandeminë COVID-19.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani tha se deputetët po e përdorin si mjet politik mos votimin e këtyre projektligjeve.

“Nuk është problem se deputetët nuk po vijnë në seancë por është mjet politik i opozitës për ta bllokuar kalimin e një projektligji të caktuar të cilin opozita po e shfrytëzon se është zgjedhje e tyre politike” tha Osmani.

Osmani tha se duhet dakordim dhe koncensus rreth përmbajtjes së këtyre ligjeve.

“Më e pakta që mund të presim është që të ulen paritet opozitare me ato të ousg=htetit dhe të gjejnë një zgjidhje” tha Osmani.

Në senacën e re të së enjtes pritet ratifikimi e dy marrëveshjeve ndërkombëtare  asaj mes Qeverisë së Kosovës dhe Italisë për transferimin e personave të dënuar dhe ratifikimi i marrëveshjes me Bashkimin Evropian për objektivin 1 që ka të bëjë më IPA.

Ndërsa në shqyrtim të parë pritet të vendosen projektligji për dominim humanitar, për automjete, festa zyrtare  dhe raportet vjëetore e agjencive: Komisoni i Pavarur për Miniera, Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës, Fondi i Kursimeve Pensionale dhe Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave dhe zgjedhja e një anëtari për Komisionin për Verifikim dhe Vendosje të Pronave.

Projektligji  për rimëkëmbje ekonomike parasheh rreth 470 milionë euro qytetarë dhe biznese.

Ky projektektligj ende nuk është miratuar në Kuvend në mungesë të votave edhe pse është tentuar pesë herë.

Në këtë projektligj parashihet edhe ndryshimi ligjor që do të mundësonte tërheqjen prej 10 për qind të mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trust, nga ana e qytetarëve.