Foto: Kallxo.com

Të enjten hapet ekspozita ‘Vullkani i Republikës'

Këtë të enjte, më 11 mars, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës hapë ekspozitën “Vullkani i Republikës”.

Ekspozita do të hapet në Mensën e Studentëve të UP-së në Prishtinë në kujtim të 40 vjetorit të demonstratave të 1981.

Gjatë kësaj ekspozite do të ekspozohen fotografi e faksimile përmes së cilave do të  kujtohen demonstratat për Republikë të Kosovës që shpërtheu në Mensën e Studentëve në Prishtinë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 13.03.2021.

Demonstratat e studentëve në Kosovë filluan më 11 mars 1981 dhe vazhduan më 24 mars dhe më 1 e 2 prill 1981.