llustrim, stoli

Të dyshuarve për vjedhje i kapen stoli ari e argjendi

Dy burra janë arestuar dje në orët e vonshme  në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë.

Sipas raportit policor gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur stoli ari, argjendi e bixhuteri të tjera që dyshohet se janë vjedhur.

Më tutje  theksohet se pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.