Të dyshuarit vjedhin material ndërtimor brenda depos në Gjakovë

Policia e Kosovës ka raportuar për një vjedhje e cila ka ndodhur në fshatin Lugbunar të Gjakovës.

Sipas policisë, dje rreth orës 08:20, viktima ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda rrethojave të depos së materialit ndërtimor, dhe nga aty kanë vjedhur materiale ndërtimore.

Policia ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet, ndërsa nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.