Ilustrim

Të dyshuarit tentojnë të grabisin bankomantin në Prishtinë

Katër persona të dyshuar kanë tentuat gjatë ditës së djeshme të kryejnë një grabitje në një bankë në Prishtinë.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se katër të dyshuarit kanë tentuar që me forcë të grabisin bankomatin e bankës.

Të dyshuarit për këtë rast janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.