Ilustrim

Të dyshuarit rrahin policët pasi që ua tërheqin vërejtjen se po shkilnin orën policore

Një njësit i policisë është sulmuar gjatë ditës së djeshme nga disa persona të dyshuar në Biti të Poshtme të  komunës së Shtërpcës.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar të cilët ishin duke lëvizur me veturën e tyre së bashku me dy persona të tjerë gjatë orës policor.

Njësiti policor pasi që u ka tërhequr vërejtjen se ka kaluar ora e lëvizjes, sipas vendimit të qeverisë, të njëjtit nuk kanë zbatuar urdhërin e policisë dhe kanë sulmuar policët.

Njëri nga zyrtarët policor si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor , ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.