Foto: REL/AFP

Të dyshuarit për vrasjen e Floydit i rritet dorëzania në 1.25 milion dollarë

Ish-zyrtari policor në Mineapolis, i akuzuar për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd, ka bërë paraqitjen e parë para gjykatës, ku i është vendosur dorëzania prej 1.25 milion dollarëve.

Prokurorët kanë cituar “ashpërsinë e akuzave” dhe zemërimin publik si arsye për rritje të dorëzanisë nga 1 milion dollarë.

Derek Chauvin përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe 40 vjet burgim.

Tre zyrtarët tjerë policorë po ashtu janë akuzuar për ndihmë dhe bashkëfajësi në vrasje.

Vdekja e Floydit në muajin maj ka rezultuar me protesta globale dhe thirrje për reforma policore.

Chauvin, zyrtar policor i bardhë, ka bërë presion me gju në qafën e Floydit për gati nëntë minuta, teksa ka qenë duke u arrestuar në Mineapolis më 25 maj.

Ai dhe tre zyrtarë tjerë policorë janë shkarkuar nga puna pas këtij incidenti.

Chauvin nuk ka folur gjatë seancës, kur është paraqitur për 15 minuta përmes telekonferencës ditën e hënë.

Seanca e tij e radhës është caktuar për 29 qershor./REL