ilustrim

Të dyshuarit për dhunë në familje i konfiskohet kallashnikovi

Një burrë nga fshati Skivjan i Gjakovës është arrestuar këtë të hënë pasi Stacioni Policor në Gjakovë, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast për dhunë në familje, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari  kishte në posedim armë në mënyrë të paautorizuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit, në fshatin Skivjan të Gjakovës, janë gjetur një pushkë automatike AK47, një karikator dhe 15 copë fishekë si dhe një pistoletë me një karikator të cilat i dyshuari i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

“Armët dhe municioni janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa  me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet), i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”-është thënë në njoftimin e PK-së.