Kultivues dredhëzash në Slivovë - Foto: REL/AFP

Të dyshuarit ndezin zjarr në pronën e mbjellur me dredhëza

Disa persona dyshohet se kanë ndezur një zjarr gjatë ditës së djeshme në fshatin Shajkofc të Komunës së Podujevës.

Pronari i kësaj prone ka raportuar në polici se të dyshuarit kanë ndezur zjarr në pronën e tij në të cilën kishte të mbjella dredhëza.

Si pasojë e zjarrit, pronari ka raportuar se i janë dëmtuar dredhëzat e mbjella, sistemi i ujitjes dhe një objekt përcjellës i drurit me mjete pune.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.