
Ilustrim
Të dyshuarit kapen nga policia duke transportuar migrantë nga Siria
10.11.2020 - 10:51
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar në pikën kufitarë në Vermicë të Prizrenit, nën dyshimet se kanë bërë kontrabandim me migrantë.
Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarve është bërë dje rreth orës 16:00.
Policia ka njoftuar se dy të dyshuarit janë hasur duke transportuar migrantë nga Siria për në Kosovë.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.