Foto: Ilustrim

Të dyshuarit gjuajtën 12 herë në drejtim të një lokali në Prishtinë

Orët e para të mëngjesit të djeshëm një lokal ishte cak i plumbave.

Siç ka njoftuar policia me anë të raportit ditor, një pronar i një lokali në kryeqytet kishte njoftuar policinë se persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri drejt lokalit të tij.

Me të marrë informacionin policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur 12 gëzhoja.

Përveç dëmeve materiale policia nuk ka raportuar për persona të lënduar.

Deri më tani policia nuk ka dhënë detaje nëse ndonjë person është identifikuar në lidhje me këtë rast.