Rrahja e të moshuarës në Pejë

Të dyshuarat për rrahjen e të moshuarës po intervistohen nga Policia në Pejë

Dy të dyshuarat të cilat janë arrestuar për sulmin fizik ndaj një gruaje të moshuar, janë duke intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime te mëtutjeshme”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës – Stacioni Policore nё Pejё, ka theksuar se duke u bazuar nё video-incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet se njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqeve nё Pejё, ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё moshuare, “Policia menjёherё ёshtё vёnё ne veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin, dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin”.

Një qytetare ka publikuar një video në rrjetin social Facebook ku shihet një grua duke e sulmuar një të moshuar.

E moshuara shihet në video duke tentuar të largohet dhe duke e mbrojtur vetën, përderisa një grua vazhdimisht e godet me shuplaka në fytyrë dhe me këmbë në bark.