Ilustrim

Të dyshuar për disa vjedhje në fshatin Mramor, arrestohen

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në Prishtinë janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, (dhjetor 2022 -janar 2023) në fshatin Mramor.

Sipas Policisë, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: Rr.G. 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe F. G ., 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku  gjashtë raste të vjedhjeve të rënda.