Varret në Srebrenicë - Foto: REL/AP

Të dielën, në Mitrovicë marshohet për Srebrenicën

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot gjatë ditës rezolutën për dënimin e gjenocidit serbë në Srebrenicë të Bosnjës.

Të dielën me 11 korrik, në qytetin e Mitrovicës do të organizohet marsh në nder të viktimave.

Për organizimin e këtij marshi janë përkujdesur gratë nga komunitetet e ndryshme.

Nermina Mulliq Helshani dhe Anesa Collakovic janë organizatore të këtij eventi.

Organizatorët përmes thirrjeve publike kanë ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen në këtë marsh protestues për viktimat e Srbebrenicës.

Në vitin 1995, në Srebrenicë u vranë rreth 8 mijë njerëz, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë