Spitali i Vushtrrisë

Të dhënat nga Spitali i COVID-19 në Vushtrri, një pacient në intubim

44 pacientë po trajtohen në spitalin e Vushtrrisë, të specializuar për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Sipas të dhënave nga spitali, 34 pacientë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 ndërsa edhe 10 tjerë janë në pritje të rezultatit.

Nga pacientët, 1 është në intubim, 28 me oksigjenoterapi dhe 3 po trajtohen me CPAP.

Ndërsa nga stafi mjekësorë të infektuar janë  14 persona, ne mesin e të cilëve dy mjekë, dhjetë infermierë dhe dy anëtarë të tjerë të stafit.