Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

Të dhënat e fundit: Gjendja e pacientëve me coronavirus

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot me datë 3 prill 2020 janë të hospitalizuar 43 pacientë me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti në Facebook.

Sipas tij klinika është në pritje të rezultateve edhe për 11 raste, derisa dje janë testuar dhe kanë rezultuar negativ 7 raste.

Ndërkaq, sa i përket gjendjes së pacientëve me coronavirus, Hoti ka shtuar se  pacientja në kujdesin intensiv, e pranuar më 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.

Gjendja e pacientëve të tjerë me Covid -19 është si vijon: 36 raste janë në gjendje stabile, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të infeksionit brenda-spitalor. Të 4 infermieret e konfirmuara më parë pozitive në Covid-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, ka bërë të ditur Hoti.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 126 raste me coronavirus, është shënuar 1 vitkimë dhe 10 persona janë shëruar.

 

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot me datë 3 prill 2020 janë të hospitalizuar 43 pacientë me Covid-19.Klinika është…

Publiée par Faik Hoti sur Vendredi 3 avril 2020