Ilustrim

Të dehur shkaktuan aksident, dy të dyshuarit pas arrestimit sulmuan policët

Dy persona janë arrestuar në Pejë më 01.12.2024 në 00:28h nën dyshimin se kanë kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtarë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit u arrestuan pasi ishin aksidentuar me veturë, teksa ishin në gjendje të dehur.

Policia tha se gjatë arrestimit dhe shoqërimin në stacion, të dyshuarit kanë sulmuar zyrtarë policor.

Tutje u tha se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje.