Të buzëqeshur e pa kollare, Rama e Thaçi takohen në Tiranë
05.6.2020 - 16:04
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi janë takuar sot në Tiranë.
Nga ky takim, Rama ka postuar një fotografi tyre të përbashkët, por duke mos shpalosur detaje.
“Me Presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror”, ka shkruar kryeministri shqiptar në rrjetin social “Twitter”.