Ilustrim

Të burgosurit në Smrekonicë i dështon në planin e arratisjes

Një i burgosur në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë ka tentuar gjatë ditës së sotme të arratistej nga burgu.

Sipas njoftimit të SHKK-së, i burgosur H. Sh., ka tentuar që të arratiset sot rreth orës 12:00.

Tutje në njoftim thuhet se gjatë tentimit, i burgosuri kishte kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme, mirëpo intervenimi i stafit ka qenë i menjëhershëm, dhe të njëjtit kanë arritur ta parandalojnë arratisjen.

“I dënuari është veçuar deri në dëgjimin disiplinor, ndërsa është bërë komplet raporti i ngjarjes dhe incidentit. H. Sh., është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për ndihmë në grabitje”, thuhet në njoftim.