Foto: KALLXO.com

Të burgosurit në Lipjan i gjenden narkotikë

Policia e Kosovës ka raportuar se tek një i burgosur në Qendrën Edukuese në Lipjan është gjetur drogë.

Sipas njoftimit të bërë nga polici, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:07, gjatë një kontrollit të bërë në këtë qendër.

Tek i burgosuri është gjetur dhe konfiskua një cigare, e cila dyshohet të jetë e mbushur me substancë narkotike.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.