Ilustrim

Të burgosurit në Kosovë pajisen me maska dhe doreza

Që nga dje Drejtoria e Shërbimit Korrektues të Kosovës ka vendosur që të gjithë personat që gjenden në burgjet e Kosovës të pajisen me maska dhe doreza sterile.

Këtë e ka bërë të ditur sot drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi në një intervistë për KALLXO.com.

“Kemi pajisur stafin e burgjeve e gjithashtu edhe të  burgosurit me maska, doreza sterile dhe dezinfektues. Gjithashtu kemi shtuar masat e kontrollit ku drejtori i institucionit së bashku me mjekun ka për obligim t’i vizitojë të gjithë të burgosurit, t’i dëgjojë shqetësimet e tyre dhe sipas nevojës edhe t’i ndërmarrë masat e duhura”, tha drejtori Thaçi në një intervistë për KALLXO.com.