Foto: REL/Reuters

Të burgosurat në Lipjan fillojnë prodhimin e maskave kirurgjikale

Të burgosurat në qendrës korrektuese të Lipjanit kanë filluar prodhimin e maskave kirurgjikale.

Këtë e kanë konfirmuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një njoftimi për media.

“Për prodhimin e maskave kirurgjikale, me rekomandim të mjekëve profesional po përdoret material  në të cilin nuk depërtojnë mikroorganizmat, pas kalkulimit të kostos së prodhuar, këto maska  kushtojnë vetëm 0.10 cent për copë”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se përmes këtij prodhimi synojnë që t’i ulin shpenzimet ekonomike në maska kirurgjikale dhe në parandalimin e përhapjes së pandemisë në institucionet korrektuese.

Fillimisht, tendencat janë që të prodhohen maska vetëm për nevoja të shërbimeve korrektuese, por aktiviteti mund të rritet nëse ka nevojë edhe për institucionet e tjera.

“Maskat e prodhuara nga të burgosurat e QKLF-së, fillimisht do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit, e nëse është e nevojshme edhe për institucionet tjera shtetërorë”, thuhet tutje në komunikatë.