Të arrestuarit sot në Mitrovicë të Veriut në janar i ishte djegur vetura

Një person me inicialet N.P është arrestuar gjatë ditës së sotme nën dyshimin për posedim të narkotikëve.

KALLXO.com mësoi se arrestimi i shtetasit serb në Mitrovicë të Veriut u bë nga njësiti policor anti-drogë pas informacioneve që kishin marrë se i dyshuari ishte posedues i narkotikëve.

Tutje KALLXO.com mësoi se të njëjtit person i cili është arrestuar sot, në muajin janar të këtij viti i ishte djegur vetura deri sa ishte e parkuar.

Djegia e veturave në Mitrovicë, flet për Kallxo zv/drejtori i Policisë

Djegia e veturës ishte bërë në Komunën e Mitrovicës.

KALLXO.com raportoi sot se të dyshuarit i ishte bastisur edhe shtëpia ku janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme parash dhe narkotik i cili dyshohet se është marihuanë.