Të arrestuarit për sulmin në Deçan, paraqiten gjatë ditës në Gjykatë

Tre të dyshuarit të cilët u arrestuan më, 11 dhjetor për vrasjen e trefishtë në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit, do të paraqiten në gjykatë.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se që të tre të arrestuarit do të jenë në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit.

“Seanca dëgjimore për caktim të paraburgim është caktuar të mbahet sot (12 dhjetor) në ora 16:00 në Gjykatën Themelore në Pejë”, tha Zhuti përmes telefonit.

Të shtunën më 11 dhjetor, Policia e Kosovës arrestoi tre persona si të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Pas sulmit që iu bë një autobusi, i cili udhëtonte nga Gjakova drejt Gllogjanit, u vranë ngasësi i autobusit dhe dy nxënës që ndodheshin brenda./REL