SONY DSC

Të armatosur e të maskuar, kishin kryer grabitje, arrestohen dy të rinjtë

Dy persona janë arrestuar në Pejë pasi të njëjtit dyshohet se kanë grabitur 350 euro nga një filial i një kompanie telefonike në rrugën “Bekim Berisha” më 5 maj.

Personat e arrestuar dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe të maskuar kishin kryer grabitjen, njofton Policia e Pejës.

Me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpitë e A.H i lindur në 1996 dhe D.T i lindur në 2001.

Gjatë bastisjes dhe kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me një karikator dhe dymbëdhjetë fishekë si dhe një armë gjahu gjysmë automatike.

A.H dhe D.T me urdhër të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.