Ilustrim

Të ardhurit nga Shqipëria, Komuna e Pejës ua ndalon pushimin mjekësor punëtorëve shëndetësorë

Për shkak të fluksit të madh të të ardhurve nga tërmeti tragjik, Komuna e Pejës ka marr vendim qe mos t’iu lejohet pushimi mjekësor, punëtorëve shëndetësor në sistemin primar në këtë qytet.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci deklaroi për KALLXO.com se është krijuar një gjendje e jashtëzakonshme pasi që shumë nga të ardhurit nga Shqipëria kanë kërkuar tretman mjekësor në këtë komunë.

Loci u shpreh se pushimin mjekësor mund ta shfrytëzojnë vetëm punëtorët të cilët konstatohet së kanë rast të rëndë.

“Ka të bëjë vetëm gjatë këtyre ditëve, pasi që kemi fluks të madh të ardhurve për të u strehuar në Kosovë nga Shqipëria është gjendje e jashtëzakonshme në Komunën e Pejës. Si pasojë e kemi marr vendim që pushimet mjekësore të merren vetëm në raste janë të rënda mjekësore ku hyn hospitalizimi dhe raste të tjera me diagnoza që janë më të rënda është komisioni që vendos a është a s’është[e nevojshme]. Për raste tjera me të thjeshta nuk pranohen”, u shpreh ai.

Ky vendim sipas Locit vlen vetëm deri në fund të këtij muaji – 31 dhjetor.

Shqipëria është goditur nga një tërmet tragjik mëngjesin e 26 nëntorit. Si pasojë e kësaj, shumë qytetarë të prekur nga ky tërmet janë strehuar në Kosovë.

Pamje – Familjet a para të prekura nga tërmeti në Shqipëri arrijnë në Pejë

 

Gazetarëve nuk u lejohet hyrja në kampin e të strehuarve nga Shqipëria në Prizren

.