Ilustrim

Të akuzuarit për keqpërdorim me banderola të ilaçeve nuk vijnë në gjykatë

Dy nga të akuzuarit në lidhje me keqpërdorimin e banderolave për produkte medicinale nuk erdhën në gjykatë, duke bërë që seanca për ta shtyhet.

Bersan Kolgeci dhe Ilir Dushi po akuzohen për keqpërdorim detyre se si zyrtarë të Agjencionit për Produkte Medicinale lëshuan banderola për kompaninë “Prima Pharm” të cilës i mungonte një çertifikatë e nevojshme për prodhim.

Në anën tjetër, Edon Hajrullaga, pronar i “Prima Pharm”, po akuzohet për prodhim të ndaluar.

Në Gjykatën e Prishtinës sot munguan Edon Hajrulluga dhe Ilir Dushi.

Avokati Skender Musa, mbrojtës i të akuzuarit Edon Hajrullaga sot kishte njoftuar gjykatën se Ii mbrojturi i tij gjendet jashtë Kosovës.

Bersan Kolgeci dhe  Ilir Dushi nga prokuroria akuzohen që si persona zyrtarë në AKPPM lëshuan 435 mijë e 124 banderola të barnave për kompaninë “Prima Pharm”.

Sipas prokurorisë, Bersan Kolgeci, që ishte drejtor i Departamentit Ligjor në Agjencinë e Produkteve Medicinale i kishte rekomanduar Drejtorit të Administratës së kësaj agjencie që t’i lëshonte banderola për 18 produkte medicinale kompanisë “Prima Pharm”.

Kështu, sipas prokurorisë, ai ia mundësoi kompanisë që t’i nxjerr në treg barnat e importuara nga Kina më 23 mars 2013.

Prokuroria pretendon se Kolgeci nuk është dashur ta lëshonte një rekomandim të tillë për arsyen se kompania “Prima Pharm” nuk ka qenë e çertifikuar me PMP(Praktikën Mirë Prodhuese).

Gjykata e Prishtinës më 23 shkurt 2018 kishte dënuar  Kolgecin e Dushin me nga 6 muaj burgim, ndërsa liroi zyrtarin tjetër të kësaj agjencie Haki Ejupin.

Edon Hajrullaga, pronari i Kompanisë “Prima Pfarm” u dënua me gjobë prej 10 mijë eurove.

Gjykata u kishte mundësuar  zyrtarëve Bersan Kolgeci e Ilir Dushi që dënimin me burgim të mund ta kthejnë në dënim me gjobë, duke paguar nga 20 euro për çdo ditë të dënimit.

Ndërsa me datën 14 dhjetor 2017, Gjykata e Apelit e ktheu  çështjen në rigjykim nën arsyetimin se dispozitivi i aktgjykimi bashkë me pjesën ndëshkuese të lëshuar nga Gjykata Themelore ishte “i paqartë dhe i pakuptueshëm”.