Të acaruar me rënien nga Ligue 1, tifozët e St Etiennes sulmojnë lojtarët

St. Etienne ka humbur me penallti kundër Auxerre dhe nuk do të jetë sezonin e ardhshëm në Ligue 1.

Kjo nuk është pritur mirë nga tifozët e tyre, që më të mbaruar ndeshja kanë pushtuar fushën.

Nuk kanë munguar flakadanët e hedhur si dhe sulmi ndaj futbollistëve, që vrapuan menjëherë drejt dhomave të zhveshjes.

St Etienne është një klub legjendar në Francë, pasi ka fituar dhjetë herë titullin kampion.

Vetëm këtë sezon, Paris Saint-Germain ia doli ta barazonte me tituj, ndërsa kalimi në Ligue 2, natyrisht se ka lënë shije të hidhur edhe te tifozët. /Telegrafi/