Ilustrim, Foto: Arkiv
Tavolina e mbushur me para të korrupsionit
Mbi 400 mijë euro janë gjetur dhe konfiskuar nga Policia e Kosovës, në një ndër aksionet më të mëdha kundër korrupsionit në institucionet e vendit.
Prokuroria e Prishtinës vuri në pranga disa zyrtarë që kishin lidhje me ofrimin e subvencioneve për bujq nga fondi i Ministrisë së Bujqësisë.
Më shumë se 15 persona janë arrestuar javën e kaluar nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet, e disa bujq u arrestuan nën dyshimin se kanë dhënë ryshfet për të mundësuar marrjen e disa subvencioneve nga ana e Ministrisë.
Për 15 ditë, të gjitha bisedat e telefonatat mes zyrtarëve të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë kishin grumbulluar një mori provash të cilat do rezultonin në fund me arrestimin e disa prej tyre.
KALLXOPernime arriti që të filmojë pamje ekskluzive nga ky aksion, duke përfshirë pamjet e parave të konfiskuara që u ekspozuan në tavolinë, për t’iu nënshtruar më vonë hetimeve të mëtutjeshme lidhur me rastin.
Nga minuta e 11:00 mund të ndiqni pamjet e parave të konfiskuara në videon më poshtë: