
Foto: ZKM
Taulant Kelmendi emërohet zëvendësministër i Arsimit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Taulant Kelmendin, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Vitin e kaluar, Taulant Kelmendi ishte zgjedhur kryetar i Vetëvendosjes në Pejë.
Poashtu në vitin e kaluar, Kelmendi ishte emëruar nga kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje koordinator i Qendrës së Vetëvendosjes në Pejë.
Bazuar në të dhënat publike në rrjetin social LinkedIn, Taulant Kelmendi është inxhinier vëzhgimi në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës, profesor asistent në Kolegjin AAB, anëtar i bordit të organiztës NOVA, e cila është një organizatë e përbërë nga një grup të rinjsh entuziastë dhe profesionistë, të fokusuar në zhvillim, avancim dhe ndihmë në fushat e shkencës, inovacionit, start-up-eve, arsimit dhe kulturës.
Në nëntor të vitit të kaluar, Dukagjin Pupovci kishte dhënë ofruar dorëheqje nga posti i tij i zëvendësministrit të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Dukagjin Pupovci flet për largimin e tij nga pozita e zëvendësministrit