‘Talia e Flakës’ mbyllet sot me shfaqjen 'Të vdekurit mbajnë zi për atdheun'

Me shfaqjen e dramës “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun” mbyllet sot në Gjilan Festivali Mbarëkombëtar i Dramës Origjinale, “Talia e Flakës”.

Shfaqja “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”, prodhim i Teatrit Kombëtar, jepet sonte në ora 18:00 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Festivali i Flakës ka nisur me 23 të këtij muaji dhe deri më tani janë shfaqur edhe 4 shfaqje tjetra të teatrove profesioniste të qyteteve të Kosovës.

Drama “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”, me tekst të Beqir Musliut dhe regji të Erson Zymberit është shfaqur premierë më 25 janar 2021 në TKK.

Shfaqja trajton fatin kolektiv të popullit të Kosovës përballë sfidave nëpër periudha të ndryshme.

Festivali “Talia e Flakës” mbahet në kuadër të Manifestimit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”.

Posteri i shfaqjes ‘Të vdekurit mbajnë zi për atdheun’. Foto TKK