Flamuri i Ukrainës - Foto: Faqja zyrtare e Presidencës ukrainase
Talebanët bëjnë thirrje për qetësim të situatës në Ukrainë
Qeveria talebane në Afganistan, e cila së fundmi organizoi një grushtshteti ushtarak të udhëheqjes së mëparshme të vendit, i ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre duke e përdorur dialogun.
Kjo qeveri tha se do të mbetet neutral në këtë konflikt, por shton se është e shqetësuar për mundësinë e viktimave civile.
Pas rënies së Kabulit gushtin e kaluar, qindra mijëra njerëz u larguan nga Afganistani nga frika e regjimit të të talebanëve, raporton Sky News.
https://twitter.com/QaharBalkhi/status/1497104807932272647
Sot, është dita e dytë e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
Britania e Madhe tha se është e gatshme që t’i ofrojë Ukrainës mbështetje shtesë ushtarake, përfshirë armë mbrojtëse vdekjeprurëse si dhe garanci për kredi, me qëllim që ta ndihmojë Kievin “në përballimin e agresionit rus”.