Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi - Foto: KALLXO.com

Talat Xhaferi i gëzohet vendimit të Këshillit Evropian për Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i ka uruar qytetarët për vendimin e Këshillit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Xhaferi ka shtuar se një lajm i tillë është i shumëpritur dhe i merituar.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonise së Veriut, urime për vendimin e Këshillit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për aderim me vendin tonë.

Në këtë kohë të vështirë për gjithë njerëzimin, lajmi i kētillë i shumëpritur dhe i merituar, na motivon që të mos humbim shpresë dhe të jemi edhe më të vendosur”, ka shkruar kryeparlamentari në Facebook.

Xhaferi ka shtuar se për këtë ka kohë për festë, për shkak të coronavirusit.

“Rrugëtimi vazhdon, ka kohë për festim, tani, qëndrojmë në shtëpi dhe e luftojmë të keqen e përbashkët. Urime!”, thuhet në publikimin e tij.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për këto dy vende, për shqiptarët dhe për gjithë rajonin.

Këshilli i BE-së i kanë dhënë sot dritë të gjelbër hapjes së negociatave për pranimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.