Taksisti rrëfen kërcënimin me armë nga ana e pasagjerit

Një person i cili punonte si “taxi”, ka raportuar mbrëmë një rast në polici se si është kërcënuar nga pasagjeri i tij.

Në njoftimin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30, në Novobërdë.

Sipas viktimës, derisa ishte duke drejtuar eturën e tij “taxi”, në të cilin gjendeshin tre persona, njeri prej tyre në veturë përmes zhurmës ka treguar se posedon armës me vete.

Pas kësaj, pasagjeri kishte detyruar viktimën që ta ndalë veturën dhe ta largojë atë nga vetura.

Nga xhepi i dyshuari i kishte marrë viktimës kuletën në të cilën kishte pasur para dhe më pas tre të dyshuarit me atë veturë ishin larguar në drejtim ë panjohur.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.