Ilustrim - Policia në aksion

Taksisti raporton në polici se është grabitur dhe kërcënuar nga një klient

 

Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Drenas një taksist është ankuar se një klient nën kërcënimin e thikës e ka grabitur atë.

Ai ka deklaruar se i janë grabitur 200 euro, një telefon mobil dhe dokumentet e tij personale.

PK njofton se nuk është raportuar për lëndime. Rasti është duke u hetuar.