Taksisti i reziston arrestimit nga Policia - VIDEO

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës paraditen e së premtes, pasi që dyshohet se ka refuzuar të zbatojë urdhërat e Policisë.

Një video të cilën e ka siguruar KALLXO.com, shihet një person duke rezistuar ndaj arrestimit të Policisë, ndërsa këta të dëgjohen duke i thënë ‘je i arrestuar për mos zbatim të urdhërave’.

Sipas një dëshimtari në vendin e ngjarjes, arrestimi i personit është bërë pasi që ka dalë nga vetura, duke tentuar të hapë pjesën e pasme të veturës.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes për informata të tjera.