Foto: ZKM.

Takohet Këshilli Ndërministror për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, i hapet rruga shpalljes së konkursit

Qeveria e Kosovë ka bërë të ditur se Komiteti Ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ka miratuar sot hulumtimin shumë-sektorial për konceptin, vizionin dhe bazat e Master Planit për këtë kompleks.

Më këtë, sipas Qeverisë hapet rruga për shpalljen e konkursit për Hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Sipas Qeverisë, në këtë studim përcaktohet vizioni, objektivat e përgjithshme dhe qëllimet e veçanta, duke përfshirë rezultatet e pritura, kriteret e vlerësimit, vlerat e trashëgimisë kulturore, dhe udhëzimet për hartim të Master Planit sipas atributeve të zonave të caktuara.

“Me vendimin e sotëm, është përmbyllur hapi i parë i një procesi të rëndësishëm për mandatin e këtij komiteti dhe në të njëjtën kohë i është hapur rruga shpalljes së konkursit për Hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” – thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ky Komitet ka për detyrë të përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.