Takimi Vitia- Rama. Foto: Facebook/MSH.

Takohen Vitia e Rama, diskutojnë për shëndetësinë në kryeqytet

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin kanë diskutuan për avancimin e sistemit të shëndetësisë në shërbim të qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi ministri Vitia e ka njoftuar kreun Prishtinës lidhur me rritjen e buxheti për grantin specifik për shëndetësi për kujdesin parësor shëndetësor (KPSH), duke shtuar edhe pozita të reja për profesionistë shëndetësorë.

“Shëndeti i qytetarëve është qëllimi ynë kryesor që duhet të na bashkojë të gjithëve. Buxheti më i madh që është ndarë sivjet nga Qeveria për Ministrinë e Shëndetësisë, do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe se është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkëpunimi midis institucioneve të nivelit qendror dhe atij komunal për realizimin e objektivave”, citon njoftimi të këtë thënë ministri Vitia.

Po sipas njoftimit gjatë takimit është biseduar edhe për Kujdesin Parësor Shëndetësor e për shërbimet ambulatore specialisitke të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Gjatë këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ndau gjysmë milioni euro për qytetarët e Komunës së Prishtinës në kuadër të projektit “Vizita në shtëpi për nënat dhe fëmijët”.