Takohen tre kryetarët e komunave për menaxhimin e situatës me COVID-19 në nivel rajoni

Gjatë ditës së stome, kryetarët e komunave të Mitrovicës, Vushtrrisë, dhe Skenderajt, së bashku me përfaqësues të instituconeve shëndetësore kanë mbajtur një takim në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, për të diskutuar rreth menaxhimit të situatës me COVID- 19.

`Ky takim është mbajtur në ambientet e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, me qëllimin e vetëm të krijohet një mobilizim i përbashkët në këtë regjion, për të menaxhuar këtë situatë në mënyrën më të mirë që qytetarët tanë dhe stafi mjekësor të jenë të mbrojtur nga virusi COVID-19`, njofton Komuna e Mitrovicës.

Sipas njoftimit, në këtë takim kryetari i Komunës së Mitroviës Agim Bahtiri,  dhe kryetarët Bekim  Jashari dhe Xhafer Tahiri potencuan se janë shumë falënderues ndaj punës së palodhshme të të gjithë mantelbardhëve, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë me këtë vullnet dhe përkushtim për tu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve pa dallim, me shërbime sa më cilësore dhe efikase, për tejkalimin e kësaj situate të krijuar si pasojë e virusit COVID-19.

`Nga ky takim kryetarët e komunave së bashku me drejtuesit e institucioneve shëndetësore u dakorduan që fillimisht shërbimet mjekësore për qytetarë të jepen përmes QKMF-ve, ndërsa rastet të cilat nuk mund të gjejnë trajtim në ato qendra dhe rastet urgjente të delegohen tek Spitali Rajonal i Mitrovicës, si dhe të krijohen linja telefonike mes QKMF-ve dhe Spitalit për koordinim më të mirë në trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët pavarësisht situatës në të cilën gjendemi në luftimin e kësaj pandemie`, thuet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.