Takohen ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas

Ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas takohen për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas Dmytro Kuleba ndodhen në Antalia të Turqisë.

Sot është dita e 15-të e pushtimit rus të Ukrainës.

Rusia i ka përshkallëzuar sulmet e saj ndaj civilëve ndërsa ukrainasit nxitojnë të arratisen përmes korridoreve të evakuimit.

Të mërkurën forcat ruse bombarduan një maternitet në Mariupol, pati luftime në rrugët e Voznesensk dhe bllokada ndërsa ukrainasit përpiqeshin të largoheshin nga zonat afër kryeqytetit të Ukrainës, Kiev./BBC