Fatmir Limaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Takohen liderët e partive të koalicionit qeverisës, Limaj: Biseduam për fillimin e vitit të ri shkollor
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas takimit që ka zhvilluar me krerët e partive të tjera të koalicionit qeverisës, kryeministrin, Avdullah Hoti, kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj sot në orët e pasditës, ka thënë se ky ka qenë një takim i rregullt në mes tyre ku është biseduar për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ndërkaq në pyetjen e gazetarëve për daljen e mundshme nga koalicioni të Listës Serbe ai ka thënë se nuk është në dijeni.
“Takim i zakonshëm ndërmjet partenerëve te koalicionit. Kemi diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor dhe çështje të tjera. Nuk e di nëse Lista Serbe do të dalë prej koalicionit, nuk e kam këtë informatë”, ka thënë ai.
Ndërsa, i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit nuk është deklaruar për media.