Kryeminstri i Kosovës Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca – Foto: Vjosa Osmani/ Facebook

Takohen krerët e shtetit, flasin për politikën e jashtme

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla kanë zhvilluar sot një takim për të diskutuar për politikën e jashtme.

Kështu ka bërë të ditur, për KALLXO.com Bekim Kupina, këshilltar për Media në zyrën e presidentes Osmani.

“Është takim i zakonshëm koordinues për politikën e jashtme ndërmjet Presidentes, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave”, tha Kupina.

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla e cila është edhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPDJ) me të marrë mandatin ka shkarkuar 12 ambasadorë politik.

“Në këtë takim, ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës”, Haki Abazi

Nga kjo ministri në një përgjigje për KALLXO.com kanë konfirmuar se procesi i emërimit të ambasadorëve të rinjë do të përmbyllet brenda pak ditësh.

MPJD: Për pak ditë përmbyllet procesi për emërimin e 12 ambasadorëve të rinj