Foto: KPK

Takohen krerët e Këshillave Prokurorialë të Kosovës dhe Shqipërisë

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka zhvilluar takim me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë, Gent Ibrahimi.

Maloku e ka njoftuar kryetarin Ibrahimi për punët dhe aktivitetet që janë duke u realizuar në sistemin prokurorial, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

“Gjithashtu, dy bashkëbiseduesit, kanë diskutuar për  çështjet me interes të përbashkët si dhe për shkëmbimin e përvojave për reformat në sistemin e drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, kryetari Ibrahimi ka ofruar mbështetje profesional për reformën e paraparë në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Dy bashkëbiseduesit vlerësuan se konsolidimi i institucioneve të sistemit të drejtësisë, përfshirë një shërbim efikas të sistemit prokurorial, janë baza për një sundim të fortë të ligjit duke iu dhënë besim qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, theksohet në njoftim.

Të dy kryesuesit u shprehën të gatshëm për intensifikim të takimeve me qëllim të shkëmbimit të përvojave në reformat në drejtësi.