Takohen Dumoshi e Basholli, diskutojnë për organizimin e bienales, ‘Manifesta 2022’

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ofrojë mbështete për organizmin e Bienales Evropiane të Artit, “Manifesta”, e cila do të mbahet në Prishtinë më 2022.

Gatishmërinë e MKRS-së për të mbështetur organizmin e “Manifestës”,  e konfirmoi ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi gjatë një takimi që ka pasur sot me drejtoreshën për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli.

MKRS përmes një komunikate të lëshuar për media, se gjatë këtij takimi ministrja Dumoshi i ka ofruar bashkëpunim institucional për Bienalen “Manifesta”.

“Në takim u diskutuan dy pika kryesore si të rëndësisë më të veçantë, e para Bienalja Manifesta e cila i bën nderë Prishtinës që të jetë nikoqire në vitin 2022, për të cilën Ministrja Dumoshi shprehu gatishmërinë e saj dhe të Ministrisë, për bashkëpunimin sa më të mirë rreth kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore që pritet të ndodhë në Prishtinë dhe e dyta trashëgimia kulturore e objekteve të rëndësisë së veçantë për kryeqytetin”, thuhet në komunikatë e MKRS-së.