Takohen Bislimi e Mitsunori, diskutojnë për dialogun Kosovë - Serbi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori.

Temë kryesore e këtij takimi ishte dialogu Kosovë – Serbi.

Zyre për media e Qeverisë së Kosovës, ka bërë të ditur se Mitsunori shprehu vlerësim nga ana e Japonisë për përpjekjet e Kosovës që të vazhdojë përpara me dialog dhe të arrijë zgjidhje në këtë proces.

Në takim u diskutua edhe për suksesine sportistët e Kosovës në lojërat Olimpike që u mbajtën në Tokio gjatë verës.

Po sipas njoftimit, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, z. Mitsunori theksoi se marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve duhet të thellohen në të gjitha fushat.

“Ai gjithashtu tha se shteti i Japonisë është i interesuar në organizimin e seminareve virtualë përmes së cilëve investitorët potencialë informohen rreth mundësive të investimit në shtetin e Kosovës. Sipas tij, këto seminare kanë shënuar sukses në të kaluarën, dhe padyshim që do të shënonin sukses edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.