Takohen Albin Kurti e Vjosa Osmani

Sot janë takuar dy kandidatët për kryeministër nga dy partitë më të votuara në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, sot janë takuar për të diskutuar për qeverisjen e re.

Përmes një publikimi nga Kurti ka thënë se bashkë me Osmanin kanë diskutuar për sfidat që i presin.

“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, ka shkruar Kurti.